InstaBIZ

Arrestohet për dhunë në familje babai i aktores së njohur


               Publikuar në : 19:22 - 11/02/20 |
xhu lia

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se babai i aktores së njohur Lindsay Lohan ka rënë në prangat e policisë për akuzën dhunës së ushtruar në familje.

ipas Daily Mail ish-gruaja e tij Kate Major ka akuzuar Michael Lohan me pretendimin se ai do të sulmonte në shtëpinë e saj.

Ajo ka kërkuar ndarjen nga Lohan që në vitin 2015 dhe u shpreh se partneri kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të lidhur me çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Asokohe ajo u shpreh se Lohan kishte kërkuar për shërbime eskorte gjatë një udhëtimi në Houston. Punonjësit e policisë janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton. Lidhur me aktoren e njohur,ajo ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit./Opinion.al/

Pas