Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak të armëmbajtjes pa leje.
Sipas bluve pas kontrollit të ushtruar në banesën e 24-vjeçarit me iniciale S. B u gjetën dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krehra automatiku me 60 fishekë, dy krehra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.
Të gjitha këto sende janë sekuenstruar në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./Opinion.al/