Kronikë

Arrestohet pas një viti autori i vrasjes në Tropojë


               Publikuar në : 10:34 - 11/07/19 |
Al Do

Është arrestuar nga policia e Shkodrës, autori i vrasjes së Tahir Bajraktarit një vit më parë në Dobërdoll të Tropojës. Bëhet fjalë për Nik Lulashin, 54 vjeç, për të cilin ishte caktuar masa “Arrest me burg” nga gjykata e Tropojës në shtator të 2018. Ai është ndaluar në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin ku fshihej prej rreth një viti.

Në 18 gusht të 2018, Lulashi qëlloi me armë zjarri Tahir Bajraktarin brenda shtëpisë së këtij të fundit në fshatin Dobërdoll. Ai ishte i punësuar në shtëpinë e Bajraktarit për disa punime por në përfundim të tyre do të konfliktohej me të për shkak të pagesës. Për këtë arsye ai vendosi ta qëllojë atë për vdekje.

Në vendimin e gjykatës së rrethit Tropojë, Nik Lulashi akuzohet për veprat penale Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” . Tashmë ai do i dorëzohet shërbimeve të D. V. P. Kukës për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas