Kronikë

Arrestohet një shtetas egjiptian në Rinas, i shpallur në kërkim për vrasje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 22/05/21 |
Opi Nion

Një shtetas egjiptian është arrestuar në nga Policia në Rinas pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbatje pa leje.

I arrestuari është identifikuar me inicialet M. R., 50 vjeç. Policia sqaron se Më datë 06.11.2019, në Giza të Egjiptit, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjitpian M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

ZQK INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit, bazuar në marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit, ratifikuar në vitin 2004.

Pas