Një person është arrestuar nga Policia në Himarë pasi u konstatua në lagjen “Megaith” në Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet.
Policia sqaron se i arrestuari është Petraq Pali për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Ndërkohë më herët në pranga kanë rënë dhe dy persona në Durrës, të cilët janë kapur duke ndërtuar pa leje në bregdet./Opinion.al