Kronikë

Arrestohet një person në Fier, përndiqte 28-vjeçaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 28/08/20 |
Opi Nion

Policia e Fierit ka arrestuar një 46 vjeçar pasi akuzohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 28-vjeçare.

I arrestuari është identifikuar me inicialet F. D., banues në Metaj të Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. D., 46 vjeç, banues në Metaj, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”./ Opinion.al

Pas