Nënë e bir janë arrestuar nga policia e Lushnjes pasi kanë tentuar të mbysin kryefamiljarin.
Në pranga kanë përfunduar Nafie Cani, 53 vjeçe dhe Artur Cani, 27 vjeç.
Referuar burimeve të policisë, ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi e kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin, E.Cani, kanë tentuar ta mbysin.
Ngjarja ka ndodhur fshatin Gramsh, të këtij qyteti. Kanë qenë banorët e tjerë të fshatit që kanë njoftuar policinë, ndërsa Nafie Cani dhe djali i saj janë arrestuar në flagrancë.