Bota

Arrestohet në zyrat e Barcelonës ish-presidenti Bartomeu, akuzat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 01/03/21 |
Semiljana Azizi

Klubi i Barcelonës është tronditur paraditen e sotme, pasi ish-presidenti  Josep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”.

Bëhet me dije se gjithçka është zbuluar një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan se në listpagesat e klubit “blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale.

Kompania paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesëve.

Ndërkaq, hetimet kanë nisur menjëherë pasi lajmi është bërë publik. Ditën e sotme policia zhvilloi kontrolle në selinë e klubit të Barcelonës, ndërsa në pranga është vënë ish-presidenti Bartomeu.

Mediat e huaja theksojnë se hetimi është drejt fundit, pasi policia ka sekuestruar prova të rëndësishme dhe sipas tyre pritet të ketë të tjera arrestime./Opinion.al

Pas