Marco Sansonetti, ish-bashkëshorti i këngëtares me origjinë shqiptare, Anna Oxa, ka përfunduar në prangat e policisë zvicerane. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.
Leggo.it shkruan se italiani 36-vjeçar, me origjinë nga Brindisi, pronar i një kompanie sigurimi, është arrestuar pak ditë më parë në Zvicër nën akuzën e akteve të dhunës dhe rrëmbim personi.
Sansonetti ka qenë bashkëshorti i katërt i këngëtares Anna Oxa, ndërsa njihet edhe si pronar i një kompanie sigurimi në Canton Ticino, “Argo1 Security”.
Këto burime shkruajnë se arrestimi erdhi pas hetimeve të kryera nga policia e Zvicrës, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti i Anna Oxa ka shkelur ligjin me fajde dhe në aktivitetin e tij privat.