Kronikë

Arrestohet në Tiranë “udhërrëfyesja”, ja se si trafikonte të huaj në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:43 - 04/11/21 |
Opi Nion

Një 36-vjeçare polake, rezidente në Emiratet e Bashkuara Arabe është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet se trafikonte shtetas të huaj në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE, nëpërmjet agjencisë së saj të udhëtimit.

Policia bën me dije se si rezultat i operacionit të koduar “Udhërrëfyesja” janë proceduar edhe 13 shtetas të huaj.

Ata janë : O. M., 30 vjeç, M. S., 24 vjeç, M. H., 24 vjeç, A. A., 26 vjeç, R. Sh., 21 vjeç,Sh. A., 38 vjeç, T. M., 32 vjeç, K. K., 37 vjeç, J. A., 31 vjeç, F. H., 33 vjeç, A. S., 23 vjeç, M. R., 24 vjeç dhe R. A., 24 vjeç. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me këta persona, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Pas