Aktualitet

Arrestohet në Shqipëri bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer, i shumëkërkuar nga Turqia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 30/08/22 |
Opi Nion

Faruk Ozer, shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim është arrestuar në vendin tonë. Mësohet se ai jetonte në Elbasan, por prangat i janë vënë duke pushuar në një nga plazhet në jug të vendit.

Faruk Fatih Özer ishte pronari i kriptomonedhës turke “Thodex”, ndërsa u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë, në këtë monedhë virtuale turke.

Disa muaj më parë, për gjetjen e tij në vendin tonë kishin ardhur edhe oficerë të policisë turke pasi kishte dyshime që ai fshihej në Shqipëri pas arratisjes nga Turqia./Opinion.al

Pas