Bota

Arrestohet në Selanik prifti pedofil: Abuzoi me fëmijët e refugjatëve në kampe


               Publikuar në : 16:25 - 22/02/17 |
b.f

Policia e Selanikut ka arrestuar një murg françeskan, shtetas francez, me akuzën se abuzonte seksualisht me refugjatë të mitur.

Çështja është zbardhur kur 4 adoleshentë nga Pakistani, të moshës nga 14 deri në 17 vjeç, kanë denoncuar në polici se kanë rënë viktima të abuzimeve të tij.

Priftit francez, 52 vjeç, që ndodhej në Greqi në kuadrin e një programi për qëllime bamirëse dhe humanitare për refugjatët, i ka marrë fëmijët e pashoqëruar para një muaji në shtëpinë e tij në lagjen “Tumba” të qytetit, për t’i strehuar dhe për t’u dhënë ushqim, pasi ndodheshin në një gjendje të mjerueshme në një prej kampeve të pritjes në periferi të qytetit.

Ndërkohë, bashkë me ushqimin ai u jepte edhe hapje gjumi, e më pas kur ata flinin abuzonte mbi ta.

Madje, ai ka bërë kërkesë pranë organeve përkatëse për birësimin e tyre dhe sipas procedurës fëmijët u janë nënshtruar kontrolleve edhe nga psikologët. Por njëri prej fëmijëve ka kundërshtuar të rikthehej në shtëpinë e tij dhe pas këmbënguljes së mjekut, ai ka zbuluar të vërtetën e frikshme që përsëritej pothuajse çdo natë në ditët e fundit.

Pas denoncimit, oficerë policie të Departamentit të Mbrojtjes së të Miturve kanë kryer një operacion në shtëpinë e të akuzuarit, ku kanë gjetur pilula me lëndë narkotike, 6 disqe kompjuteri me të dhëna dhe një kartë dixhitale që janë dërguar për ekspertizë laboratorike.

Ndaj murgut francez janë formuluar tashmë nga Prokuroria greke akuzat për abuzim seksual të vazhdueshëm ndaj fëmijëve dhe shpërndarje droge te persona të mitur, akuza për të cilat mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Pas