Kronikë

Arrestohet në Rinas siriani i shpallur në kërkim ndërkombëtar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:03 - 23/07/22 |
Opi Nion

Një 42-vjeçar sirian është vënë në pranga nga policia në Rinas, pasi ka rezultuar se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, është ndaluar shtetasi sirian W. A., 42 vjeç.

Policia bën me dije se pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Abu Dhabi, për veprën penale “Mashtrime financiare”, dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”

Arrestimi i 42-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve që dalin nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë kanë krijuar dyshime për një shtetase të huaj që kishte paraqitur pasaportë estoneze.

Pas kontrollit në laboratorin e Policisë Kufitare ka rezultuar se pasaporta që kishte paraqitur shtetasja H. C. kishte të dhënat e një shtetaseje tjetër dhe kishte një vulë të kontrollit kufitar të falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases H. C., me shtetësi siriane, për veprat penale “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve”.

 

Pas