26 persona janë depërtuar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo që kishin kërkuar azil.
Por, një nga personat e depërtuar u kishte dhënë identitet fals autoriteteve spanjolle. Gjatë intervistës, Policia ka nisur verifikimin dhe ka zbuluar se 50-vjeçari ishte në kërkim nga drejtësia italiane.
Ai është identifikuar me inicialet K. J. lindur dhe banues në Mifol të Vlorës. 50-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane për akuzat “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Pas arrestimit, K. J.kanë nisur proceduart për ekstradimin e tij drejt Italisë./ Opinion.al