Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga këtë të martë në Qathë Thanë një shtetas turk me qëllim ekstradimi, pasi është dënuar me 19 vite burg për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Lartë Kriminale Izmir, Turqi, me vendimin e datës 13.05.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi është dënuar me 19 vjet burg për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.
Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.