Djali i ish prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani është arrestuar në Paraguaj.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase të cilat raportojnë se Elton Radovani është arrestuar në një udhëtonte në një autostradë pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Interpoli.
Radovani kërkohej për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe tashmë po kryen procedurat për ekstradim drejt Shqipërisë.
Elton Radovani është arrestuar me 3 tetor ne Paraguaj rreth orës 11:50.
Ndaj ish prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani dhe dy djemve të tij vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe pasi ata u zbuluan se kishin krijuar një skemë fajdesh.
Elton Radovani ka qenë më parë pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës nën siglën e LSI-së. /Opinion.al