InstaBIZ

Arrestohet në Mykonos bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 10/08/21 |
Opi Nion

Biznesmeni rumun, Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini është arrestuar në ishullin grek te Mykonosit.

Sipas medias greke Protothema, Savulescu është vënë në pranga bashkë me një person tjetër në ishullin e famshëm, ku kanë shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Më tej media greke jep detaje duke shkruar se Dragoș Savulescu rezulton të jetë i dënuar edhe më herët.

Ai u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani sëbashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Protothema raporton se për kapjen e tij u angazhua roja bregdetare dhe zyrtarë të Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos./Opinion.al

Pas