Aktualitet

Arrestohet në Morinë serbi në kërkim ndërkombëtar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 04/11/22 |
Opi Nion

Një shtetas serb i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Morinës.

Sipas policisë bëhet fjalë për 49-vjeçarin Dejan Stanojevic, banues në Ferizaj.

Stanojeviç ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.

Mësohet se pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, do të vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Serbisë./Opinion.al

Pas