Kronikë

Arrestohet në Mal të Zi i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 19/06/20 |
Al Do

Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës është arrestuar.

Mësohet se ndalimi i tij është bërë në Mal të Zi në afërsi të Podgoricës.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut i cili mbeti i vrarë në një konflikt në vitin 2006 në Agli. Për vrasjen e tij u dënua me burgim të përjetshëm Hekuran Billa.

Por Billa do të arrestohej në Shqipëri në vitin 2008 dhe do të kryente këtu dënimin për krimin e kryer në Angli. Megjithatë vendimi për të u ndryshua në 25 vite burg dhe më pas ai la qelinë në vitin 2019, 5 vite para përfundimit të dënimit pasi përfitoi nga liria me kusht.

Viktor Marku dyshohet si personi që ka vrarë për hakmarrje Hekuran Billën mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë. Në këtë vrasje ai dyshohet se është ndihmuar edhe nga nipi i tij Sebastian Mali, 22 vjeç, i cili thuhet se mund të ketë bashkëpunuar duke e ruajtur viktimën. /Opinion.al

 

 

Pas