Kronikë

Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’ shqiptar, e identifikuan nga tatuazhi. Akuzat ndaj tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 26/09/22 |
Opi Nion

Një shqiptar, i dyshuar si trafikant droge, i  kërkuar në të gjithë Europën është arrestuar në Kolumbi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se që nga fundi i vitit 2020, studiuesit nga Dijin morën informacione për shqiptarin e njohur me nofkën “Gucci”, identifikuar si Deniz Klironomi, trafikant  droge në bregun verior të Kolumbisë.

“Gucci”, ishte një nga personat më të kërkuar në Kolumbi dhe Evropë, dhe për të ishte lëshuar njoftimi i kuq nga Interpoli”, detajoi kolonel Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

“Një grup i posaçëm hetuesish filloi ndjekjen, por sa herë i afroheshin gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej sepse “çdo muaj ndryshonte vendbanimin. Kështu ndodhi për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla,” zbuloi një hetues i Policisë Dijin.

Për një javë, 45-vjeçari nuk doli as nga dritarja derisa efektivët ia dolën që të marrin një fotografi të një tatuazhi në krahun e tij të majtë e cila bëri të mundur identifikimin.

Por kur ai u kap, sipas hetuesve të Dijin, kërcënoi policët duke i thënë që diçka mund t’i ndodhë atyre që tentojnë me forcë për ta ekstraduar. Sipas mediave të huaja, ai porositi njerëzit e tij në Rumani dhe Shqipëri dhe kishte paguar para që të mos e ekstradonin.

Koloneli Salazar shpjegoi se ‘Gucci’ akuzohet se bën pjesë  në grupin kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.  Ai akuzohet për trafik droge, trafikim i qenieve njerëzore, si dhe përdorim dhe mbajtje e armëve pa leje.

Pas