Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës pasi ishte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike para dy vitesh në fshatin Stan i Ri.
Mësohet se në pranga ka rënë Agim Karaj, 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në shtator të vitit 2020, 36-vjeçari kultivoi bimë narkotike kanabis, në fshatin Stan i Ri.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.