Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e Behar Bajrit në Francë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Arrestimi i tij është bërë nga policia Franceze në bashkëpunim me atë shqiptare me qëllim ekstradimi.
Në dosjen hetimore te operacionit “Metamorfoza” u zbulua grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe 43-vjeçari, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.