Policia ka arrestuar një mësues nga Korça, pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Sipas uniformave blu, mësohet se mësuesi B.D. 45 vjeç, i cili e ushtronte profesionin në një shkollë 9-vjeçare, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të këtij institucioni arsimor.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al