Është arrestuar ditën e sotme kreu i Dhomë së Avokatisë së Korçës, Arben Lena.
Sipas News 24 arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e një urdhri të lëshuar nga SPAK.
Lena akuzohet për korrupsion me vlerë 5 mijë euro.
Detaje të tjera priten në vijim, ndërkohë akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me arrestimin e Arben Lenës.