Policia e Shtetit, pak ditë më parë, ka vënë në pranga kunatin e ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Lajmi është bërë i ditur nga ish kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një denoncimi në profilin e tij në facebook.
Berisha shkruan se lajmi i është komunikuar nga një oficer policie.
“Kunati problematik i Saje qorrit ndalohet nga policia për shkelje te ligjit. Saje qorri shkarkon dhe procedon për ndjekje penale 7 policë për ndalimin e kunatit te tij problematik!”, shkruan Berisha.