Arrestohet Klodi Lesi, shqiptari që vrau gruan greke dhe u arratis me djalin e tij të vogël 4 vjeçar.
Katërvjeçari i cili gëzon shëndet të plotë, tashmë është me gjyshërit e tij, ndërsa Klodi Lesi është arrestuar nga policia dhe mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e ishgruas së tij dhe rrëmbimin e djalit të mitur. Arrestimi erdhi pas disa ditësh kërkimi ku e gjithë Greqia ishte vënë në kërkim të tij.
Vendodhjen ekzakte të shqiptarit e zbuloi një telefonatë nga një burrë 75 vjeçar që pretendonte se kishte parë në Halkidiki djalin e vogël të endej i vetëm një kilometër nga fshati./Panorama