Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet këngëtarja shqiptare, dyshohet se vodhi çiftin zviceran

2019/05/08 at 11:27 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet këngëtarja shqiptare, dyshohet se vodhi çiftin zviceran

Këngëtarja kosovare Loredana Zefi është ndaluar nga policia zvicerane, pasi së bashku me vëllain e saj Beratin, dyshohen se kanë mashtruar dhe kërcënuar një zviceranësh, duke u marrë një sasi të madhe parash.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja zvicerane “20 minuten”, e cila ka intervistuar çiftin  e bashkëshortëve Petra Z 52-vjeçe dhe  Hans 53-vjeç, të cilët kanë thënë se i kanë dhënë një shumë të madhe parash këngëtares dhe vëllait të saj.

Motër e vëlla dyshohet se i kanë marrë çiftit 900 mijë franga përmes mashtrimit dhe kërcënimit. Sipas çiftit nga Zvicra në fillim ata i kanë dhënë 200 mijë franga vëllait të këngëtares dhe nuk i kanë marrë mbrapsht.

Ndërkohë disa muaj më vonë Loredana Zefi  i është paraqitur çiftit si vajza e një avokati të njohur zviceran, duke iu premtuar se do i ndihmonte në rrugë ligjore për të marrë paratë.

Por sipas 52-vjeçares ajo jo vetëm që nuk i ka ndihmuar, por u ka marrë edhe 700 mijë franga të tjera përmes kërcënimeve dhe mashtrimeve.

“Loredana dhe vëllai i saj, Berat, kanë marrë çdo gjë prej nesh. Thjesht çdo gjë që ne njerëzit e thjeshtë punojmë fort për t’i pasur. Vetëm prej Loredanës doja t’i jepja fund jetës”, -ka thënë gruaja për të përditshmen zvicerane.

Çifti 50 vjeçar janë shprehur se posedojnë fakte për të akuzuar këngëtares dhe vëllain e saj,  përmes transaksioneve bankare të bëra për deponimin e parave. Sipas tyre për shkak të marrjes së parave ata kanë humbur edhe shtëpinë.

Çështja e këngëtares shqiptare është ende nën hetim dhe autoritetet po kryejnë  një investigim edhe në apartamentin  në Luzern në të cilin ajo u arrestua.

Ende nuk ka patur asnjë reagim nga Loredana lidhur me këtë çështje. Ajo është e martuar me reperin kosovar Mozzik dhe së bashku kanë një vajzë./Opinion.al/

Etiketa: Arrestohetloredana

Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
Tabelat në jug të vendit, debat mes aleatëve opozitarë (PDIU e PBDNJ)

Tabelat në jug të vendit, debat mes aleatëve opozitarë (PDIU e PBDNJ)

2,2 milionë euro kanabis, arrestohen tre shqiptarë në Gjermani

2,2 milionë euro kanabis, arrestohen tre shqiptarë në Gjermani

Maskë me avokado, ideale për rutinën e përditshme të lëkurës tuaj

Maskë me avokado, ideale për rutinën e përditshme të lëkurës tuaj

TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com