Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet H. A., banues në Durrës.
60-vjeçari u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme veprimtarinë e këmbimit valutor.
Gjatë kontollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.