Kronikë

Arrestohet ish-punonjësi i postës, vodhi pensionet e qytetarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 28/08/20 |
Opi Nion

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ish-punonjësin e  Postës, pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

48-vjeçari i identifikuar me inicialet J. D., banues në Lunxhëri të Gjirokastrës, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Lidhur me akuzën që rëndon mbi ish-punonjësin e  Postës, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”./ Opinion.al

Pas