Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ish-punonjësin e Postës, pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
48-vjeçari i identifikuar me inicialet J. D., banues në Lunxhëri të Gjirokastrës, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.
Lidhur me akuzën që rëndon mbi ish-punonjësin e Postës, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”./ Opinion.al