Kryesore

Arrestohet ish-kandidati i LSI, akuzohet për korrupsion në zgjedhje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 16/10/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës njoftoi ditën e sotme arrestimin e tetë personave për vepra të ndryshme penale, mes të cilëve dhe Etjon Joka ish kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pa mbajtjes së zgjedhjeve, Joka është shfaqur në një video ku shihej teksa jepte para në këmbim të votës.

Ai u akuzua për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe për këtë arsye Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,-njofton policia./Opinion.al

Pas