Ish gruaja e sulmuesit në Nisë të Francës është arrestuar sot.
Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria Franceze.
Po sipas Prokurorisë, gruaja do të mbetet në paraburgim, por nuk janë dhënë detaje të zgjerura mbi motivin.
Të afërm të terroristit kanë thënë më parë se çifti ishte ndarë pasi franko-tuniziani ushtronte dhunë mbi të shoqen.