Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet i shumëkërkuari shqiptar, gazetari i kronikës: Është mik i ngusht i Gramoz Ruçit e Taulant Ballës

2018/08/19 at 10:29 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Maskat grabisin dy lokale bastesh në Fushë-Krujë, godasin edhe pronarin

Shërbimet e policisë të Igumenices, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar sot të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjec. “BalkanWeb” meson se Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenices do të kalonte për në Shqipëri.


Bego kishte ndërruar emrin në pasaporte në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz. Edmond Bego rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizate kriminale për trafik kokaine dhe heroine.

48-vjeçari njihet si miku i Aldo Bares dhe rezulton me disa emra të tjerë si Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Ai ka qenë për disa kohë edhe president i klubit të futbollit të Lushnjës.  Bego është dënuar nga drejtësia italiane për kryerjen e veprave penale të rënda, të “mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari i njohur i kronikës së zezë Flamur Vezaj. Në një status në facebook ai shkruan se personi në fjalë rezulton me disa emra dhe mbrohet nga disa politikanë në Tiranë. Vezaj shkruan më tej se Edmond Bego njihet nga gazetarët e kronikës  si një mik i ngusht me politikanet si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla.

Më poshtë statusi i plotë nga Flamur Vezaj

Manoli Irfan Bega, 48 vjec, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Mondi Bega, Saimir Sina apo si Belul Gjahtari kapet ne Greqi per llogari te denimit te dhene nga Italia per trafik te drogave te forta ne kuader te organizates krimianle etj etj!
#Ai njihet nga gazetaret e kronikes dhe sportit si ish-president i ekipit futbollistik te Lushnjes i emeruar nga “shefi” i tij tashme i denuar me burgim te perjetshem Aldo Bare! Lidhjen me te cilin vazhdon ta mbaj, duke “perfituar” me raste edhe shuma te medha parash ne emer te “shefit” te tij qe vazhdon te vuaj burgun ne qelit e Drenoves ne Korçe!
#48-vjecari me disa emra, tashme i rehabilituar ne nje biznesmen te sukseseshem i ndertimit ne Tirane njihet edhe si nje mik i ngusht me politikanet si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla! Por kohet e fundit shoqerise se tij i eshte shtuar edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lali Eri sidomos pas premtimit qe i ka bere biznesmenit te arrestuar, per dhenien e tenderit te projektin e ri te “Unaza e Re”, projekti që do të bashkojë shkollën Teknologjike me rreth-rrotullimin Shqiponja, i prezantuar si një investimet më të mëdha infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë!
#Te gjithe keta bashke, dyshoj se e kane ndihmuar biznesmenin me shume emra dhe financuesin e fushatave njeherazi krahun e djathte te Aldo Bares te mos arrestohet ne Shqiperi prej vitesh edhe pse emri i tij rezultonte ne kerkim ne sistemin e policise!
#Eshte njohja e tij me politikanet qe ka “detyruar” Gjykatat shqiptare qe ti ndryshojne denimin e dhene ne Itali me 11 vjet burg, duke ia konvertuar ne Shqiperi ne vetem 4 vjet e 4 muaj burg! Vendim ky qe detyroi palen italiane te ndeprese sjelljen ne Shqiperi te njohjeve te vendimeve penale per shtetasit shqiptare per shkak te uljes drastike te masave te denimit!
#Ne perfundim, ne bashkepunim me mediat prane pushtetit dhe personave te interesuar do te lexoni e degjoni se 48-vjecari eshte arrestuar kot ne Greqi pasi ne Shqiperi ai nuk kishte arsye te arrestohet pasi e ka perfunduar denimin fal procedures se sjelljeve te mira dhe lirimit me kusht!/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

20 Qershor, 2025 7:17 pm
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

20 Qershor, 2025 3:46 pm
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
Aktualitet

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

20 Qershor, 2025 3:02 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

PS shkresë KAS-it për fletët e pavlefshme të Tiranës: Respektoni kuadrin normativ!

20 Qershor, 2025 2:41 pm
Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte
Aktualitet

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte

20 Qershor, 2025 2:11 pm
Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë
Aktualitet

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë

20 Qershor, 2025 1:52 pm
Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
Aktualitet

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

20 Qershor, 2025 1:47 pm
Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”
Aktualitet

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”

20 Qershor, 2025 1:39 pm
Para
Skandal/ Muxhahedinët sulmojnë gazetarët anglezë në Shqipëri, ndërhyn policia

Skandal/ Muxhahedinët sulmojnë gazetarët anglezë në Shqipëri, ndërhyn policia

Vazhdon sulmi ndaj Meghan Markle prej familjarëve, kësaj rradhe ankohet xhaxhai

Vazhdon sulmi ndaj Meghan Markle prej familjarëve, kësaj rradhe ankohet xhaxhai

Video epike/ Tentuan të bëjnë ‘Kiki Challenge’, por shikoni çfarë u bën policia!

Video epike/ Tentuan të bëjnë ‘Kiki Challenge’, por shikoni çfarë u bën policia!
















TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com