Një 21-vjeçar është arrestuar nga qyteti i Lushnjës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. Policia bën me dije se është vënë shtetasi Elton Mezini, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje. Arrestimi i tij është bërë pasi për një periudhë prej 1 muaj e gjysmë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, A.M, 45 vjeçe dhe motrës së tij, shtetases E.M, 20 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.