Kronikë

Arrestohet i riu nga Elbasani, transportonte 7 emigrantë të paligjshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:51 - 03/08/20 |
Opi Nion

Një 24-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

I arrestuari është identifikuar me inicialet S. L., 24 vjeç, ndërsa është kapur në afërsi të fshatit Memlisht të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Toyota”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./ Opinion.al

Pas