Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mësohet se i arrestuari është identifikuar me inicialet A. Gj. I riu sapo ka kuptuar se po afrohej policia, ka tentuar të largohet me vrap, por policia ka arritur ta ndalojë.
Ndërkohë, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 7 kg lëndë narkotike kanabis. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Vlorë për procedurat e mëtejshme./ Opinion.al