Kronikë

Arrestohet dy punonjës policie dhe një avokat


               Publikuar në : 16:37 - 24/06/19 |
geliano fataj

Dy punonjës policie dhe një avokat kanë rënë në pranga. Arrestimet janë bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në operacionin e koduat “Mashtruesit.

Punonjësit e policisë u arrestuan pasi duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me avokatin, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

Arrestimi u bë për veprat penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre, në bashkëpunim”.

Të arrestuar janë:
– K.Xh., 29 vjeç, me profesion Avokat, nga Fieri;
– Nën/Komisar M.H., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Fier;
– Nën/Komisar E.M., 34 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve, pranë Komisariatit të Policisë Fier./ Opinion.al

Pas