Kryesore

Arrestohet drejtori i një filiali banke, i vodhi klientit 30 mijë dollarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 13/05/20 |
el ida

Drejtori i një banke të nivelit të dytë është arrestuar, pasi akuzohet se i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë. I arrestuari në kuadër të operacionit “Bankieri” është 35 vjeçari me iniciale, F. N. banues në Tiranë.

Sikurse njofton policia, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë si dhe duke shpërdoruar detyrën, ky shtetas ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse, të një klienti shumën prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi disa mujor pas denoncimit të klientit, ndërsa drejtori i filialit tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” ./Opinion.al

Pas