Nicholas Van Varenberg, djali i Jean-Claude Van Damme është arrestuar të dielën në Arizona pasi dyshohet se ka prerë mikun e tij me thikë. Sipas TMZ, policia mori një telefonatë për ta kontrolluar sepse ai kishte goditur ashensorin e ndërtesës. Ata gjetën shenja gjaku në apartament dhe pasi folën me mikun e tij të dhomës, zbuluan se e kishte lënduar në dorë.
Pas kërkimeve, policia gjeti thikë dhe marijuana në apartamentin e tij. Ai u arrestua nën akuzën e sulmeve me armë të ftohtë dhe për posedim të drogës. Jean-Claude nuk ka bërë asnjë koment rreth arrestimit tronditës të 21-vjecarit dhe nuk ka është bërë i qartë asnjë informacion nëse do marrë lirim me kusht.