Aktualitet

Arrestohet boksieri terrorist, po planifikonte të vriste Papën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 30/04/16 |
b.f

Policia italiane ka arrestuar 24 orë më parë një boksier iranian dhe bashkëshorten e tij në një zonë, në Lecco të Italisë, pasi po planifikonin një udhëtim drejt territorit ku ndodhen luftëtarët e Isis, bashkë me dy fëmijët e tyre 2 dhe 4 vjeç. Boksieri që ka rënë në pranga quhet Moutaharrik Abderrahim, ka garuar në disa shtete të Europës dhe ishte në listën e të dyshuarve të policisë italiane prej muajsh. Në duelin e tij të fundit, ai është ngjitur në ring me një shkrim arab në fanellën e tij dhe gërmat e ISIS, grupit terrorist në Siri. Kjo bëri që policia italiane ta kishte nën kontroll kohët e fundit.

Abderrahim praktikonte edhe kick-boksin tajlandez, ishte i fortë fizikisht, duke bërë edhe rezistencë gjatë arrestimit. Bashkë me familjen ka rënë në pranga edhe një person i tretë, i përjashtuar më parë nga Italia po për terrorizëm. Sipas policisë italiane, pas kontrollit të bërë në banesën e tyre, janë gjetur dokumente që vërtetojnë një sulm terrorist që ata po planifikonin në Selinë e Shenjtë, në Vatikan. Policia konfirmoi edhe se Abderrahim kishte deklaruar te miqtë e tij se “do të jem i pari që do të sulmoj Romën, do të sulmoj në Vatikan”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas