Një person i vetëdeklaruar si xhihadist është arrestuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, pasi përhapi panik në një një shtëpi fëmijësh në këtë qytet. Fatjon Habibi 34 vjeç, i lindur në Delvinë dhe banues në Sarandë, ditën e enjte hyri në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë dhe bërtiste: “Jam kamikaz! Jam i ISIS! Allahu Ekber!”. Të njëjtën gjë Habibi ka bërë edhe në Spitalin e Qytetit.