Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Ish-polici Mexhip Picari qëlloi me armë zjarri brenda një lokali Kudret Saliajn i cili që prej vitit 2020 ishte në proces divorci me vajzën e tij. Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës Adriatik Cama.
Deri më tani Saliaj kishte zhvilluar 4 seanca gjyqësore për çështjen e divorcit, ndërsa sot në orën 12:00 do të ishte e pesta.
Autori i ngjarjes pasi ka qëlluar 5 herë mbi Saliajn është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë. Ndëkrohë, policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij./Opinion.al