Bota

Arrestohet autori i sulmit në metronë e New York


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:43 - 13/04/22 |
Opi Nion

Autoritetet në SHBA kanë arrestuar personin që dyshohet si autor i sulmit me armë në metronë e New York-ut, ku mbetën të plagosur më shumë se 20 persona.

Frank James dyshohet se qëlloi me armë dhe përdori bombola tymi të martën rreth orës 8:30 të mëngjesit duke shkaktuar panik në metronë e Brooklyn.

Departamenti i policisë së New York publikoi foton e autorit të dyshuar në Twitter dhe bëri thirrje që kushdo i cili kishte informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktonte menjëherë në numrin e tyre. Ata ofruan gjithashtu një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për këtë gjë.

Autoritetet e zbuluan atë kur gjetën çelësat e një fugoni në vendngjarje. Furgoni qëndronte i parkuar në rrugët e Brooklyn dhe sipas zbulimeve paraprake ai ishte marrë me qira në Filadelfia nën kartën e kreditit të James.

Ende nuk dihen shkaqet e sulmit teksa autoritetet kanë hedhur poshtë mundësinë se ky ishte një akt terrorist.

Pas