Kronikë

Arrestohet autori i 17 vjedhjeve në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:48 - 28/08/20 |
Opi Nion

Policia e Korçës ka arrestuar një 33-vjeçar i cili dyshohet se është autor i 17 vjedhjeve të ndohur në këtë qytet.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar “Pikturat”. I arrestuari është identifikuar me inicialet E. B., banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai u kap kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.

Vjedhjet e kryera nga 33-vjeçari;

– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G;  Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”./ Opinion.al

Pas