Policia ka arrestuar 75-vjeçarin, Xhevit Sinani, i cili vrau me armë gjahu bashkëshorten dhe vëllanë e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të premten në fshatin Tervol në Gramsh.
Raportohet se autori i krimit, pas ngjarjes ka telefonuar fëmijët, të cilëve u ka thënë se ka vrarë mamanë e tyre dhe vëllanë e tij.
Njoftimi
Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë.
Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.