Policia e Lezhës ka arrestuar një 57-vjeçar pasi akuzohet se ka përfituar 3 milionë lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi komunikoi me të në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor në Lezhë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi 57-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 milionë lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.
Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.