Policia në Kukës ka arrestuar një 51-vjeçar për armëmbajtje pa leje.
Nga njoftimi zyrtar i autoriteteve bëhet e ditur se në pranga është vënë A. D., banues në fshatin Tejmoll.
Ndërkohë që nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak.”/Opinion.al