Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar pasi akuzohet ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën me dije se i arrestuari gjithashtu akuzohet se ka keqtrajtuar dhe djalin e tij të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Q., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar djalin e tyre të mitur”, njofton policia./ Opinion.al