Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastës, pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë.
Policia njofton se i arrestuari është identifikuar me inicialet R. Dh. banues në Gjirokastër.
Shtetasi i mësipërm është konstatuar në lagjen “Dunavat” duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, si dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./ Opinion.al