Një 45vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka vjedhur një shpatë e shekullit XVIII në Greqi. Burime nga policia e Belshit bënë me dije se Kujtim Sula gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe 300 monedha dhe 300 fishekë. Materialet në ngarkim të tij iu përcollën prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.